Të fundit

Deklarata për drenicakët, Musliu e krahason Bashën me regjimin serb: Kjo kohë i ka përfundu Dimalave në ’99

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu i ka reaguar tejet ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas deklaratës se tij të dhënë mbrëmë ku tha se “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, e nuk e votojnë marrëveshjen për ngrohtoren e kryeqytetit”.

Musliu tha se partia në pushtet, në mungesë të suksesit për ta prezantuar te qytetarët kur është futur në vitin e fundit qeverisës, po servon propagandë përqase e destabilizuese.

“Deklaratat dhe veprimet qe përdori pushteti në javën që e lamë pas tregojnë më se miri se ku është katandisur një pushtet që është futur në vitin e fundit të mandatit pa pasë asnjë projekt për të prezantuar para qytetarëve. Në mungesë të suksesit dhe kredibilitetit, për qytetarët servojnë vetem propagandë përqarse e dstabilizuese”, shkroi ajo.

Musliu madje shkoi edhe më tutje, teksa e krahasoi Bashën me regjimin serb të viteve ’98-’99.

“Prandaj ne e dijmë që Dimal Basha bashkë me do tjerë me guxu drenicakëve ua qesin rampen në Komoran e Nadakvc qysh na e pat qitē policia e serbisë ne vitin 1998-1999, po kjo kohë i ka përfundu Dimalave në 1999-tën”, përfundoi tutje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci