Të fundit

VV bojkoton seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pritej mbështetje urgjente ndaj Policisë së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, raporton Paparaci.

“Që nga java e kaluar GP i PDK-së ka tentuar të ndryshojë rendin e ditës në seancë për të futur një pikë që nuk e kanë pasur ende të dorëzuar me shkrim që ka të bëjë me një rezolutë për kushtet dhe disa prej legjislacionit që ata e konsiderojnë të nevojshme për Policinë e Kosovës

Tendeca dhe qëllimi i PDK-së dhe AAK-së se nuk votojnë asgjë në kuvend, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e gjendjes në Policinë e Kosovës por ka të bëjë vetëm me argumentimin e tyre se kinse Qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre është pushteti e jo interesi i shtetit.

Ne sot po qëndrojmë në mbi 400 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare te pavotuara, disa që janë mbështetje e drejtëpërdrejtë e buxhetit te Kosovës.

Derisa ata refuzojnë të votojnë, kanë kërkesa që synojnë të dëmtojnë shtetin për ardhjen e tyre në pushtet”, tha Kusari-Lila.

Në këtë seancë, pritej të bëhej shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës./Paparaci

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci