Kapiteni i Kombëtares së Çekisë, Tomas Soucek i ka kërkuar falje tifozëve çekë që nuk kanë arritur një rezultat pozitiv në Tiranë.
Çekia u mposht nga Shqipëria me rezultat 3:0, duke e dërguar Çekinë në pozitën e tretë në grup.
Soucek pas ndeshjes tha që kartoni i kuq ishte vendimtar në rrjedhën e ndeshjes.
“Ne lamë gjithçka në fushë dhe na vjen keq për mënyrën se si doli. Goli i anulluar? Unë shkova menjëherë për ta parë dhe ai tha se VAR-i po kujdeset për të. Unë thashë: ‘OK, videoja do të bëjë llogaritë’. Në fund arbitri na tha se ishte një dorë e qëllimshme, pra një karton i dytë i verdhë. Le të vizatojë secili fotografinë e vet. Na vjen keq. Ky moment thjesht e vrau ndeshjen.
Ka edhe arsye të tjera përse e humbëm ndeshjen. Por duke barazuar një me një, jemi kthyer në ndeshje. Deri atëherë shqiptarët nuk kishin shumë, vetëm një gjuajtje nga distanca, ne kontrolluam topin. Por sigurisht që nuk mund të fajësojmë gjithçka, duhet të kishim shënuar gola të tjerë”, ka thënë ai.
Në fund, Soucek i ka kërkuar falje tifozëve çekë që nuk kanë arritur një rezultat pozitiv.
I falënderoj (tifozët), sepse iu desh të bënin një rrugë të gjatë për të na mbështetur. Ne donim të jepnim më të mirën për ta dhe t’u jepnim një fitore, gjë që nuk ndodhi. Prandaj u kërkoj falje atyre”, përfundoi kapiteni i çekëve.
