Të fundit

Detaje të reja nga lëndimi i Rrahmanit, mësohet sa do të mungojë sulmuesi kosovar

Albion Rrahmani u lëndua rëndë në ndeshjen e tij me Përfaqësuesen e Kosovës, duke u detyrua ta lë fushën e lojës. Pas ekzaminimeve rezultoi që Rrahmani ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathë, duke ia pamundësuar atij vazhdimin e stinorit.

Sipas të gjitha gjasave, 23-vjeçari kosovar pritet të jetë jashtë fushave të lojës për rreth 3 muaj. Lëndim të njëjtë sikurse Rrahmani kishin pësuar edhe futbollistë tjerë, të cilëve koha e rikuperimit iu ka zgjatur nga tre muaj.

Te klubi i Rapidit shpresojnë që Rrahmani të jetë i gatshëm pas rikthimit nga pushimi dimëror.

Vetë Rrahmani është shprehur i mërzitur me lëndimin e tij, por ka premtuar se do të rikthehet shpejtë dhe më i fuqishëm se sa ka qenë.

“Do të bëj një seri tjetër testesh dhe do të shoh se çfarë duhet të bëj. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt në fushë .U premtoj të gjithë fansave të Rapid se do të kthehem më i fortë se kurrë! Ishte një moment i tmerrshëm. Më dhemb shumë, veçanërisht pasi është dëmtimi im i parë. Është shumë e vështirë për mua. Kam pasur një fillim të mirë në Rapid. Shpresoj që skuadra t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe të mos më mungojë”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani u bashkua me Rapidin në gusht të këtij viti, ku në 11 paraqitjet e tij ai ka shënuar tetë gola, teksa ka dhuruar edhe dy asistime.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci