Të fundit

Kryeministri i Izraelit do të takohet me familjet e pengjeve

Rreth 126 familje kanë marrë një lloj informacioni zyrtar për të dashurit e humbur, thotë Gal Hirsch, i dërguari special i sapoemëruar i Izraelit për izraelitët e humbur dhe të rrëmbyer.

“Me vendimin për të shkuar në një shtëpi për t’u treguar atyre për një peng apo vdekje, duhet të jemi shumë të saktë”, shpjegon ai.

Hirsch shton se ai flet me kryeministrin Benjamin Netanyahu disa herë çdo ditë dhe se Netanyahu do të takohet me familjet e të rrëmbyerve dhe të zhdukurve.

Ekipi i tij është ende duke punuar për të identifikuar të gjithë të vrarët në aksione dhe të rrëmbyer, më pastaj për t’i njoftuar familjet, raporton The Times of Izrael.

Ata kanë ngritur një qendër për familjet për të marrë ndihmë në Bnei Brak të quajtur “Nga Zemra” e drejtuar nga dhjetëra oficerë nga grada e majorit e lart, të cilët iu nënshtruan një trajnimi special këtë javë.

Qendra drejtohet nga ish-ekzekutivi i Ministrisë së Mbrojtjes, Avi Dadon.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci