Të fundit

(VIDEO) Policia belge vret terroristin që tronditi mbrëmë Brukselin, dalin disa pamje

Në mediat ndërkombëtare po raportohet se terroristi i cili mbrëmë në një sulm me armë zjarri vrau dy shtetas suedezë është qëlluar sot për vdekje në një kafene.

Kjo është bërë e ditur nga mediet belge.

45 vjeçari Abdesalem Lassoued ishte i ulur në një kafene në Schaerbeek kur policia shkoi atje.

Ai filloi të rezistonte dhe hapi zjarr në drejtim të policisë, pas një shkëmbimi zjarri, ai u neutralizua.

Tek personi është gjetur arma e cila është përdorur në rast.

Policia nuk mundi ta gjente terroristin gjatë gjithë natës, megjithëse në internet u shfaqën video ku banorët vendas e shihnin atë duke lëvizur nëpër qytet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci