Të fundit

Drama në avionin e kancelarit gjerman: Të gjithë u shtrin në pistë pas sulmit me raketa, Scholz u evakuua në një strehë

Avioni i kancelarit gjerman Olaf Scholz është dashur të evakuohet mbrëmë në aeroportin Ben Gurion të Izraelit për shkak të sulmeve me raketa.

imazh

Fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se kolegët dhe gazetarët që udhëtonin me kancelaren gjermane është dashur të largohen me nxitim nga avioni dhe të shtrihen në pistë, ndërsa vetë Scholz dyshohet se është evakuuar në një strehë, shkruan Politico.

“Unë personalisht pashë shpërthime në qiell, ndërsa sistemi i mbrojtjes kundërajrore përgjoi dy raketa”, shkroi Robin Alexander, zëvendës kryeredaktor i së përditshmes gjermane Welt.

 

Scholz dhe të tjerët që ishin në fluturim me të arritën të hipnin në aeroplan pak minuta më vonë, pas një kontrolli shtesë sigurie, raporton Bildi gjerman.

Kancelari gjerman vizitoi Izraelin dje për të shprehur solidaritetin e tij me vendin pas sulmit terrorist të Hamasit, për të ulur tensionet në rajon dhe për të përmirësuar ndihmën humanitare për civilët palestinezë në Gaza.

Evakuimi i avionit të tij ndodhi pikërisht në momentin që ai do të fluturonte për në Kajro, ku pritet të takohet sot me presidentin egjiptian El-Sisi.

Scholz ka zbritur në mënyrë të sigurt në Kajro.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci