Pak ditë pas nisjes së spektkalit të ‘Big Brother Vip Kosova’, Gani Gërmia ka arritur të bëj për vete publikun më batutat e tij brenda shtëpisë.
Që nga hyrja në shtëpi, Gania nuk i ka ndaluar ‘thumbimet’ ndaj këngëtarit Blero Muharremi.
Derisa po qëndronte përkrah Bleros, ai me shaka tha se derisa të fejohet, këngëtari do të martohej tri herë.
Tutje, Gërmia shtoi: “Blero futet në librin e Ginesit për martesa”.
E në vazhdim, banorët e tjerë që po qëndronin me ta filluan të gjithë të qeshnin e të ngacmonin njëri-tjetrin.
