Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se dje pozita ka ikur nga Kuvendi i Kosovës duke refuzuar miratimin e Rezolutës për rritjen e koeficientit, për rritjen e pagës.
Tahiri ka thënë se propozimi i AAK-së s’ka të bëjë vetëm me policët por edhe me mijëra nëpunës të tjerë publik.
Ai ka thënë se shtesat e prezantuara sot nga Qeveria janë një ndarje e kategorive sipas tekeve të kryeministrit Albin Kurti dhe sipas Tahirit një ndarje e tillë nënkupton përçarje dhe diskriminim.
Deputeti i AAK-së aludon që një veprim të tillë Kurti ka mundur ta marrë për ta larguar vëmendjen nga pranimi i propozimit të Asociacionit.
