Të fundit

Greva në Trepçë, minatori: Nëse nuk dorëhiqet kryeshefi, minatorët nuk do të dalin nga minierat

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Minatorëve të “Trepçës”, Gani Osmani, ka folur pas takimit që kjo sindikatë pati sot me bordin e “Trepçës”.

Osmani tha se sindikata ka shkuar që të bëjë dialog me bordin e “Trepçës” dhe të dalin nga kriza, por kryesuesja e bordit, sipas tij, ka thënë “ngutuni më shpejt se s’kam kohë të merrem me ju”.

“Unë personalisht e kam marrë fjalën dhe i kam thënë se kërkesat tona janë të arsyeshme dhe të mundshme. S’na u dha mundësia të marrim asnjë premtim, por kërkesat tona janë publike”.

“Kërkesa e parë është që kryeshefi tjetër që vjen të jep garanci që paga të mos vonohet prej datës 6 deri më datë 10. E dyta kërkesë është dorëheqja e kryeshefit ekzekutiv dhe kërkesa e tretë është përmirësimi i kushteve në punë, e cila përfshinë sigurimin shëndetësor dhe kontratë kolektive”, tha Osmani në Klan Kosova.

Më tej, Osmani tha se minatorët janë këmbëngulës dhe nuk do të kthehen mbrapa vendimit për grevë në minierë, teksa tha se sot 30 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Nëse nuk dorëhiqet kryeshefi, minatorët nuk do të dalin nga minierat. Ne i thamë bordit që nëse një njëri është më i vlefshëm se 1 mijë e 200 minatorë, atëherë ne do të rrimë në minierë dhe do të vdesim të gjithë”.

“Sot diku afro 30 minatorë kanë marrë ndihmë mjekësore. Minatorët kanë duruar shumë, por vendimi më i vështirë është greva në minierë. Por, kur hynë në grevë në minierë, ata mbrapa nuk tërhiqen. Deri në realizimin e kërkesave të tyre, u garantojë që minatorët s’do të dalin jashtë”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci