Bankat kosovare kanë dërguar në një menyrë a tjetër mbi 400 milionë euro jashtë shtetit, duke i dhënë kredi bankave e biznesve të Evropës. Kështu thotë gazetari Viktor Buzhala.
Siç shkruan ai, “bankat po i marrin paret tona e po i degdisin jashtë, duke i rreziku ato në një treg ku nuk i kontrollon askush, pra as Banka Qendrore e Kosovës”.
Tutje Buzhala shkruan se në këtë mënyrë përveç që varfërohet Kosova, rrezikohen direkt edhe depozitat tona në bankë.
“Bankat kosovare kane derguar ne nje menyre a tjeter mbi 400 milione euro jashte shtetit. Ato, ne vend me iu dhane kredi bizneseve kosovare, jane duke iu dhane kredi bankave e bizneseve te Europes. Pra, po i marrin paret tona e po i degdisin jashte, duke i rreziku ato ne nje treg ku nuk i kontrollon askush, pra as Banka Qendrore e Kosoves. Keshtu, pos qe varferohet Kosova, rrezikohen direkt edhe depozitat tona ne banka. E per qato depozita nuk po paguajne thuajse asgje. Pra, po i marrin paret tona qyl e po i investojne dikah tjeter, duke ia terhequr paret nje vendi qe ka nevoje jetike per to”, shkruan ai.
