Të fundit

Rasti Kumanova, Kurti – deputetit të PDK-së: Kolegia juaj i ka quajtur terroristë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se çfarë qëndrimi ka rreth Rastin Kumanova.

Kurti tha se transferi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup.

“Fillimisht më lejoni të iu njoftoj se transferi i tyre bëhet individualisht e jo në grup. Deri më tani nuk jemi njoftuar se është bërë një kërkesë e tillë. Rasti i Kumanovës është në Gjykatën Supreme, ende nuk ka përfunduar. Ministri dhe zv/ministri i Drejtësisë së Maqedonisë kanë qenë në Kosovë para 4 muajve, dhe në të ardhmen e afërt do të ketë një takim në kahjen e kundërt. Duhet ta kuptoni që për çështjen e transferimit, rasti i Kumanovës ndodhet në Gjykatën Supreme”, tha ai në Seancë.

Po ashtu, shefi i Qeverisë i ka thënë deputetit të PDK-së se kolegia e tij, Blerta Deliu-Kodra, ia ka thënë epitetin terrorist djemve të Kumanovës.

“Epitetin e padrejtë terrorist e ka thënë kolegia juaj, ndërkaq ju tash kinse po brengoseni për djemtë e Kumanovës që mbahen në burg atje. Populli ynë e ka një thënie e për këtë sjellje tuaj, por atë nuk juve s’po ua them”, shprehet Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci