Të fundit

Kërcënimet nga grupet terroriste serbe, arsyeja që mobilizoi Policinë t’i ofrojë mbrojtje të afërt politikanëve kosovarë

Kërcënimet e shumta të grupeve terroriste serbe ndaj politikanëve shqiptarë në Prishtinë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kanë shtyrë Policinë e Kosovës që të angazhojnë mbrojtje të afërt policore për kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Burimet e Paparacit brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe politikanë tjerë shqiptarë në këtë kohë të brishtë sigurie, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, andaj Policia ka vendosur të shtoj mbrojtjen e afërt.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është ofruar një ekip i mbojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi për Paparacin ka konfirmuar se Abdixhikut i është ofruar mbrojtja nga sot.

“Po, lajmi është i vërtetë”, tha ajo./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci