Të fundit

Varhelyi: Për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes një dialogu të suksesshëm

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka theksuar se rruga evropiane për Kosovën, vjen përmes një dialogu të suksesshëm në raport me Serbinë.

Varhelyi, këtë e tha, kur u pyet nëse deri tani ka ndonjë vendim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjatë adresimit të sotëm për medie

”Po, ka një aplikim për anëtarësim nga Kosova, gjendet në Këshill. Këshilli nuk ka pyetur Komisionin të japë një opinion për të. Ne jemi të gatshëm të japim mendimin”, është shprehur ai.

Tutje ai ka thënë se pozicionin e Këshillit e ndjejnë dhe e lexojnë në raport se për Kosovën rruga europiane po vjen përmes një dialogu të suksesshëm.

”S’është detyrë e imja të interpretoj pozicionin e Këshillit apo anëtarëve, por ndjejmë se këtë mund ta lexojmë edhe në raportin tonë se për Kosovën rruga europiane po vjen përmes një dialogu të suksesshëm. Dhe sot duhet të lexojmë dyfish mundësitë për ta bërë dialogun të suksesshëm”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci