Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën në mbështetej të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila dënon sulmin e 24 shtatorit mbi Kosovën.
Kjo deklaratë është miratuar me 86 vota. Pro kësaj deklarate kanë dhënë deputetët e pozitës dhe opozitës.
Propozuesi i deklaratës, shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiti, ka prezantuar para deputetëve deklaratën.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës: 1 vlerëson lartë të gjitha qëndrimet politike dhe mbështetjen parimore të PE në lidhje cenimit e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës nga Serbia, të institucioneve të sigurisë ndërkombëtare dhe vendore me këtë rast u cenuan interesat dhe siguria e qytetarëve, u privuar nga jeta rreshteri i policisë së Kosovës, heroi Afirm Bunjku, duke mos kursye as lokacione të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare”, ka thënë Tahiri, duke përmendur piken dy të deklaratës.
“Mbështet fuqishëm thirrjen dhe rekomandimet e PE-së për ta mbajtur përgjegjës ndërkombëtarisht Serbinë si subjekt i hetimit të domosdoshëm ndërkombëtarë në lidhje me shpalosjen e rolit dhe përfshirjes së saj, pjesë e secilës është evidenca që konstaton porositjen planifikimin mbështetjen dhe organizimin e sulimit terrorist të 24 shtatorit”, ka thënë Tahiri.
