Të fundit

Aktorja ruse humb jetën në një sulm ukrainas, ndërsa po performonte për ushtarët rusë

Një aktore ruse ka humbur jetën në një sulm ukrainas, ndërsa ishte duke performuar për trupat ruse, raporton BBC të mërkurën.

Një sallë vallëzimi në një pjesë të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, ku Polina Mekshikh po performonte, u granatua nga forcat ukrainase më 19 nëntor.

Aktorja thuhet se po jepte një shfaqje për një festë ushtarake ruse.

Ukraina tha se rreth 20 ushtarë rusë u vranë në sulmin, por autoritetet ruse nuk e kanë komentuar këtë.

Menshikh po performonte në një sallë vallëzimi që kishte kapacitet të zinte deri 150 veta.

Një video, që pretendohet se tregon momentin e sulmit, është postuar në rrjete sociale.

Menshikh shihet në skenë duke kënduar me kitarë, para se një shpërthim i madh të dëgjohej.

Menshikh raportohet se vdiq në spital nga lëndimet.

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar për BBC-në sulmin. Sulmi ka ndodhur rreth 60 kilometra nga vija e frontit, në fshatin Kumachove.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci