Ismail Morina i njohur me nofkën “Ballisti” ka paralajmëruar serbët për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Shqipëria siguroi kualifikimin të premten, ndërsa një nga kundërshtarët e mundshëm në fazën e grupeve në Evropian mund të jetë edhe Serbia.
Në postimin e UEFA-s ku njoftohet për kualifikimin e Serbisë, Ballist Morina ka shkruar një koment që ka acaruar serbët.
Ai i ka provokuar ata, teksa i ka paralajmëruar për ndeshjet në Kampionatin Evropian.
“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni. Shihemi në fazën eliminatore”, ka shkruar Morina.

Më 14 tetor 2014, Ismail Morina lëshoi një dron në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të luajtur në Beograd, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të ndeshjes.
Pasi u arratis nga Beogradi, ai u mburr me arritjen e tij dhe tani vendosi të provokojë sërish futbollistët serbë.
Këtë herë ai e ka bërë në profilin e UEFA-s në Instagram, ku ka shkruar dy fjali provokuese dhe kështu ka shkaktuar zemërimin e tifozëve të kombëtares serbe
