Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla ka qenë e ftuar sot në Komision ku pritej të bëhej shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Ajo, është pyetur për blerjen e ambasadave dhe angazhimin e konsulentit Gani Jakupi, me pagë 7 mijë e 500 euro në muaj.
“Gani Jakupi nuk i ka asnjë borxh këtij vendi. Asnjë borxh! Është dëshira e tij, është vullneti i tij, janë kontaktet e tij dhe dashuria për këtë vend, e cila e bën që sot ende të mos e prish kontratën edhe pse ai ballafaqohet me një situatë të tillë. Prandaj, ju lus për më shumë dinjitet kur flisni për personalitete të shquara të artit”, ka thënë Gërvalla në komision.
“Nuk është fer që sulmin ndaj qeverisë ta kanalizoni përmes mediave familjare dhe personale, të shfrytëzohen sot, nesër, në vazhdimësi. Është dëshmi e gjallë që në këtë mandat të qeverisë nuk shihet puna, por përpjekjet janë shumë jo fer për të sulmuar të gjithë bashkëpunëtorët tanë”, ka thënë ajo.
Në fundin e mbledhjes, ministrja Gërvalla ka thënë se nuk ka më shumë kohë të raportojë për shkak të agjendës.
“Duhet të ballafaqohesh me këto shpifje”, i ka reaguar Musliu-Shoshi.
