Njëri prej të arrestuarve në operacionin policor për kapjen e grupit kriminal që kryen grabitjen e armatosur, javën e kaluar në Suharekë, Bujar Basha – emër i njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij të bujshme. Sot, aii dyshohet se me një grup të organizuar kriminal kanë grabitur një argjendari në Suharekë. Por, kjo nuk është hera e parë që po akuzohet për grabitje.
Ai kishte qenë i arrestuar për grabitje edhe shumë kohë më parë, ndërsa ishte arratisur hiç më pak se katër herë nga burgu, shkruan Paparaci.com.
Së bashku me gjithë familjen e tij, Basha kishte qenë i arrestuar si i dyshuar për grabitje, ndërsa në emisionin “Betimi për Drejtësi” kishte rrëfyer për historinë e tij të arratisjeve.
“Gjatë kësaj kohe unë jam arratis 4 herë prej burgut. Jam arrestu, kam ik, jam arrestu, jam ik…Dy herë prej burgut të Prizrenit, dhe dy herë prej burgut të Dubravës. Herën e parë kur jam arrestuar në Prizren, pas 15 ditëve jam arratis prej burgut. E kam thy dritaren edhe përmes dritares në kulm, prapa zjarrfiksave, edhe jam arratis. Ka pasur roje, por kjo ka qenë aftësi tash. E kam përcjell atë momentin e dobët të stafit, të gardianit kur s’ka mujt me më pa, edhe kam ikë”, kishte thënë Bujar Basha në një invervistë për Betimi për Drejtësi.
Ai kishte kaluar 16 vite në burg. Ndërsa sot është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që grabitën një argjendari në Suharekë.
