Të fundit

Bastisje në argjendarinë në Prishtinë, lidhet me rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë

Policia e Kosovës po realizon një operacion policor lidhur me rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë.

Sot, njësite të policisë, në bashkëpunim me Doganën janë duke kryer një kontroll në argjendarinë “Baraku”, e cila gjendet në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë.

Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për bashkëpunim me grabitësit e armatosur të argjendarisë në Suharekë.

Të enjten, Policia e Kosovës pas një aksioni ka “neutralizuar” një të dyshuar dhe një pjesëtar i saj është plagosur, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen e javës së kaluar në një argjendari në Suharekë.

Gjatë aksionit të së enjtes po ashtu janë arrestuar katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër gjendet ende në kërkim policor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci