Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e adresimit ndaj qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike, shkruan Paparaci.
Sipas tij, kjo është retorik e para 30 vjetëve, ku qytetarët janë detyruar të ruajnë rrymën për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
“Ka një kohë më shumë se tre muaj që e ngritëm këtë çështje. Sot siç e dini që Kosova mbeti në terr, mbetëm terr edhe kur erdh presidenti maqedonas. T’i lajnë anash retorikët që me na tregu qysh me kursye rrymën. Të gjithë e mbajmë mend kohën kur nuk kemi pasë rrymë, me ardhë ajo kohë që me m’thanë baba nale dritën me u kthye ajo retorikë pas 30 viteve është marre”.
Tahiri thotë se Qeveria duhet të fokusohet në sigurimin e energjisë dhe jo në kursimin e saj.
“Nuk është lajm me thanë që në dimër rritet konsumi i energjisë, se edhe fëmija e dinë, nuk është edukative me i thanë qytetarëve kursejeni rrymës. Duhet të punojnë ngushtë që të sigurojnë energji elektrike. Sigurimi i energjisë duhet të jetë prioritet”.
