Të fundit

Petkoviq arsyetohet te KUINT-i pasi është quajtur udhëheqës të një organizate terroriste në Kosovë

Drejtori i zyrës serbe për propagandë kundër Kosovës, të ashtuquajtur “zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, u ka dërguar një letër vendeve të KUINT-it dhe Bashkimit Evropian në të cilën ka mohuar pretendimet e ministrit të Kosovës Xhelal Sveçlja se ai është në krye të strukturës “Mbrojtja Civile”, e cila, përndryshe, është shpallur terroriste nga ana e Kosovës në qershor të këtij viti, raporton portali serb “Kosovoonline”.

Ai ka pretenduar se pret nga KUINT-i “që në mënyrë të qartë t’i refuzojë dhe të dënojë “shpifjet” e Sveçlës”.

“Me këtë shpreh një reagim të fortë për faktin se ministri i, siç e quan ai, “Prishtinës” Xhelal Sveçla, “pa asnjë provë apo bazë”, në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë më 23 dhjetor 2023, më quajti si udhëheqës të strukturës së organizatës “Mbrojtja Civile” – e cila u shpall “nga regjimi i Prishtinës” organizatë terroriste, pretendohet në letrën e tij, transmeton Paparaci.

Petkoviq ka shtuar se ai “asnjëherë nuk ka udhëhequr apo ka qenë në krye të strukturës së organizatës së përmendur, duke theksuar se kjo është një “gënjeshtër e pastër” dhe ka theksuar se vlerësime të tilla arbitrare janë dhënë me qëllim që të tentohet që ai të diskreditohet si drejtor të “Zyrës për Kosovë dhe Metohi” dhe kryenegociator në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ai po ashtu ka thënë se “është i bindur se bëhet fjalë për qëllimin për të kriminalizuar si popullin serb në tërësi ashtu edhe shtetin e Serbisë”.

“Qëllimi përfundimtar i sulmeve të tilla është pengimi dhe si pasojë ndërprerja e dialogut, por edhe një bllokadë dhe ndalimin që unë ta vizitojë Kosovën dhe të kryej punën që më është besuar”, thuhet në letrën e Petkoviqit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci