Të fundit

Xhamia në Prishtinë përdori fëmijët për të bërë propagandë kundër festës së Vitit të Ri, reagon drejtori i KDI-së

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar pasi në ditën e ndërrimit të viteve, Xhamia Mati 1 në Prishtinë me imam Fadil Musliun, ka përdorur fëmijët se si t’i bindin prindërit që të mos e festojnë Vitin e Ri.

Kryeziu është shprehur se siç duket nuk po mjaftojmë si shqiptar, pasi në natën e ndërrimit të motmoteve, një xhami dhe një hoxhë janë përkujdesur që të manifestonin propagandë fundamentaliste, kundër vlerave për një shoqëri të hapur e tolerante.

Ai ka shtuar se këta propagandues nuk e promovojnë besimin në Zot, por në emër të tij janë angazhuar t’i bëjnë goditje rendit shoqëror dhe kushtetues.

“Veprimet e tyre politike dhe fundamentaliste në emër të së drejtës për të besuar, nuk janë më vetëm ushtrim i së drejtës për të besuar. Prandaj është e rëndësishme që shteti të ndërhyjë për të garantuar të drejtat e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci