Të fundit

Dikur kokat e krimit në veri, Radojiçiq e Veselinoviq, në mesin e 100 njerëzve më të pasur në rajon

Revista “Nedeljnik” ka publikuar shkrimin tradicional me listën e 100 njerëzve më të pasur të rajonit. Kjo listë është hartuar në bashkëpunim me mediat kryesore të rajonit, përfshirë disa të përjavshme në Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe disa konsulent special që kanë përpunuar të gjithë të dhënat nga Mali i Zi, transmeton Gazeta Express.

Kësaj liste i prinë Silvio dhe Robert Kutic dhe Izabel Jelenic me kompaninë “infobip” me gjithsejtë 3 miliardë e 307 milionë e 664 mijë e 106 euro.

Në vendin e dytë është kroati Dubravko Grgic me kompaninë e tij Micro Agram Group me gjithsejtë 3 miliardë e 124 milionë euro.

Vendin e tretë po ashtu e zë një kroat. Mate Rimac me kompaninë e tij Rimac Bugati ka një pasuri prej 3 miliardë e 47 milionë euro.

Ajo që bie në sy në këtë shkrim të “Nedelnjik” është se në listën e 100 njerëzve më të pasur të rajonit gjenden edhe Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, dy kokat që kanë kontrolluar kontrabandën dhe kanë udhëhequr krimin në Veri të Republikës së Kosovës.

Milan Radojiçiq i cili është edhe autori i organizimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë renditet në vendin e 58 bashkë me Zvonko Veselinoviqin, pasuria e të cilëve kap 426 milionë e 663 mijë e 276 euro me kompaninë Inkop në Novi Pazar./GazetaExpress/

LISTA sipas Nedeljnik

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci