Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar se konfirmimin për lejimin e vizitës në Luginë të Preshevës, e kanë marrë gjatë ditës së djeshme.
Ajo tregoi se ky konfirmim kishte ardhur një orë para vizitës së parë që delegacioni kosovar kishte planifikuar, gjë që shtyu ministrinë që shtyjë vizitën për të nesërmen
“Në fakt ne kemi paraqitu kërkesën sipas rregullave që jemi marrë vesh në Bruksel. Por, aprovimi ka ardhur dje në një orë shumë të vonë, ka ardhur një orë para takimit të parë të parapara. Prandaj ka qenë e pamundur që të realizohej dje takimi. Meqenëse miratimi i kërkesës veç ishte bërë e shtymë për një ditë”, tha ajo në Kanal10.
Tutje ajo ka shtuar se në konfimimin e marrë në telefon, pala serbe nuk i ka vënë asnjë kusht Kosovës për këtë vizitë./Paparaci.com
