Të fundit

Incident i rëndë në Fushë-Kosovë: Shoferi i godet qëllimshëm me veturë tre veta

Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë.

Një person i ka goditur me veturën e tij tre persona me të cilët dyshohet se kishte një mosmarrëveshje.

I dyshuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm është arrestuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte godit me veturë tre viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci