Të fundit

Escobar reagon pasi Qeveria urdhëroi që të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për t’ia regjistruar pronën Manastirin të Deçanit.

“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimn”, ka thënë Escobar pas takimit me presidenten Osmani.

“Megjithëkëtë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran.

Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurti: Kemi urdhëruar Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci