Të fundit

Vushtrri: Policit i vërsulen qentë endacakë, e përdor armën zyrtare për t’i zmbrapsur

Një zyrtarit policor iu vërsulën qentë endacakë.

Me këtë rast ai u detyrua që ta përdorte armën zyrtare, për t’i zmbrapsur ata.

Ky incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme  në qytetin e Vushtrrisë.

Nuk raportohet për ndonjë të plagosur, e as nga qentë nuk është lënduar askush.

Por, zyrtari policor është duke u hetuar për këtë veprim.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Lidhur me rastin IPK-ja ka nisur hetimet lidhur me një rast të përdorimit të armës zyrtare nga një zytar policor. Rasti po hetohet edhe në koordinim me prokurorin e Shtetit. Për detaje do t’ju njoftojmë me kohë”, thanë nga IPK-ja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci