Të fundit

Prishtina vlerëson ndarjen e drejtësisë nga Nuza, ka një kërkesë për ndeshjet e ardhshme

Për dallim nga xhiroja e kaluar ku Prishtina kishte shprehur pakënaqësitë me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e Superligës, këtë radhë Prishtina ka përgëzuar gjyqtarin Genc Nuza.

Përmes një reagimi në Facebook, Prishtina ka lavdëruar gjykimin e Nuzës në ndeshjen mes Prishtinës e Dritës, të zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës.

“Pas përfundimit të ndeshjes, analizimit me hollësi të materialit filmik dhe bashkëbisedimit me futbollistët tonë, akterë të rasteve diskutabile, kemi ardhur me të drejt në përfundim që rastet e apostrofuara kanë qenë milimetrisht saktë të gjykuara”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Klubi bardheblu ka kërkuar që kësi kritere dhe ndarje të drejtësisë të ketë edhe në ndeshjet e radhës dhe që klubi nga kryeqytetit të vlerësohet barabartë sikurse edhe klubet tjera.

“Krejt çfarë duam ne si klub, edhe situatat tona të shikohen me llupë dhe me këso gjykime të sakta milimetrike. Duam tretman të njëjtë, duam ndarje të drejtësisë me kritere të njëjta sikurse ndaj nesh!”, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Prishtina e Drita përfunduan ndeshjen pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 17 prill në Gjilan.

Në finale, Prishtina ose Drita do të takohen me fituesin e takimit mes Suharekës e Ballkanit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci