Të fundit

Szijjarto: Hungaria nuk e voton anëtarësimin e Kosovës në KiE, çelësi është pajtimi me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shteti i tij nuk e voton anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Szijjarto, që foli para nisjes së takimit të Komintetit të Ministrave të 46 vendeve anëtare të KiE-së, që zhvillon punimet në Strasburg të Francës, theksoi se për qëndrimin e Budapestit zyrtar ka njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Kosovës.

“Ne kemi një qëndrim shumë të qartë, se ne nuk e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, dhe këtu ne kemi një qëndrim parimor për të cilin i kemi njoftuar miqtë tanë në Kosovë, po ashtu. Ky pozicion parimor është kështu ; Ne do të donim të shihnim finalizimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe ne besojmë, po flas nga përvoja se sa herë Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, kjo ka qenë një prapakthim në dialog”, theksoi kryediplomati hungarez.

Mbyllja me sukses e bisedimeve Kosovë-Serbi, sipas Szijjartos, është “çelësi për hyrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

“Së pari dialogu duhet të jetë i suksesshëm pastaj Kosova duhet të aplikoi më anëtarësim. Ky është pozicioni jonë i përgjithshëm. Ndoshta ky nuk është qëndrim I shumicës por në një mënyrë fer ne kemi ndarë qëndrimet tona edhe me kosovarët”, shtoi Szijjarto.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci