Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj bullgar, Rumen Radev, për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në takimin në Sofje të Bullgarisë, Osmani tha se u diskutua për rezultatet e punës së përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari, njofton Paparaci.
“Falënderova Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.
“Në takimin e sotëm në Sofje, më shumë se 1 vit nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, diskutuam rezultatet e punës sonë të përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari”.
