Të fundit

Deputeti i VV-së “zbulon” pazaret e Kurtit me opozitën: Zgjedhjet e parakohshme në këmbim të Kodit Civil

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në kushte anonimiteti i ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters se kryeministri Albin Kurti po tenton të hyjë në “pazare” me opozitën.

Teksa ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters, ky deputet i VV-së ka thënë se Kurti po provon që të bindë partitë opozitare që t’ia votojnë Kodin Civil duke e dhënë në këmbim dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Një deputet i partisë në pushtet i tha në kushte anonimiteti agjencisë Reuters se Kurti po mundohet që ta bindë opozitën për ta votuar kodin e ri civil, si dhe marrëveshjet për energjinë e infrastrukturën, duke i ofruar si këmbim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”, raportoi ky medium të mërkurën.

Tutje, në një shkrim të gjatë rreth Projekt-Kodit Civil, Reuters raporton disa deputetë të pushteti janë ende kundër miratimit të Kodit Civil, e mes tyre edhe Duda Balje.

“Ne nuk duam presion nga një komunitet i vogël për të anashkaluar atë që mendon shumica,” i tha ajo Reutersit.

Ndërkaq, Kryeministri Albin Kurti para disa javësh gjatë qëndrimit të tij në Gjermani premtoi se do të bënte përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme për kalimin e Kodit Civil. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci