Të fundit

Qytetarët në veri shprehin “mbështetje për serbët dhe Vuçiqin” pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën

Qytetarë në Mitrovicë të Veriut kanë parakaluar me veturat e tyre në rrugët e këtij qyteti, në shenjë mbështetjeje për serbët dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhjetëra automjete, në të cilat ishin vendosur flamuj të Serbisë, lëvizën në rrugët e kësaj komune, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij organizimi në Mitrovicë të Veriut, një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Ndërkaq, në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, qindra makina, me flamuj serb, parakaluan në rrugët kryesore të qytetit, në shenjë proteste për rezolutën e miratuar.

Kurse, në Podgoricë, para ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi u mblodhën qytetarë për të kundërshtuar votën për të shtetit për rezolutën.

Qytetarët që u mblodhën brohoritën “tradhti” dhe “Rusi”, teksa u panë flamuj rusë dhe serbë.

Më 23 maj, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuan rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë debatit, Vuçiq tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci