Të fundit

Publikohet një video e Gjinovcit ku shihet duke ecur drejt veriut, por kthehet pas pak sekondave

Në një video që është publikuar në rrjete sociale, analisti Rron Gjinovci, i shoqëruar nga dy burra të tjerë, shihet duke ecur matanë urës së Mitrovicës, drejt veriut, por më pas duke u kthyer prapa pas disa sekondave.

Videoja është publikuar nga faqja lokale “Shprehu 02”. Mesa duket, ngjarja është zhvilluar para disa muajve, në kohën e vjeshtës ose dimrit, sepse Gjinovci shihet i veshur me një pallto të gjatë deri te gjunjë.

Ai dhe dy të tjerë nisen sheshit të Mitrovicës Veriore, por kthehen pas disa sekondave dhe nisin që të ecin drejt jugperëndimit.

Nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar i treshes që shihet në video.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci