Të fundit

Pas pjesës së parë Shqipëri – Kroaci Kurti u takua me homologun Plenkoviq

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e Hamburgut, Peter Tschentscher.

Kurti bëri të ditur se takimi u zhvillua në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes Kroaci – Shqipëri, ndeshje për të cilën tha se përfundoi me rezultat miqësor.

“Në qytetin historik të Hamburgut, në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes së sotme të futbollit, e cila përfundoi me rezultat miqësor, pata një takim edhe më miqësor me kryeministrin Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e bashkisë, Peter Tschentsher. Sporti dhe marrëniet ndërkombëtare në më të mirën e tyre”, shkroi Kurti.

Shqipëria sot luajti baras me Kroacinë në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2024. Të parët që kaluan në epërsi ishin kuqezinjtë, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa në pjesën e dytë kroatët për dy minuta e kthyen epërsinë, ndërsa shqiptarët barazuan krejt në fund të takimit për ta marr një pikë të vlefshme nga kjo ndeshje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci