Të fundit

Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas

Përparim Rama ka reaguar pasi asambleisti i VV’së në Prishtinë, Arianit Beqiri, u arrestua pasi, siç tha ai, protestoi kundër pagesës për të parë ndeshjen e Kombëtares.

Rama ka thënë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas dhe se akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta.

Sipas të parit të Prishtinës këto akuza paraqesin përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik.

Ai shtoi se akuzat po bëhen me synimin për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë edhe atë.

“Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit. Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.”

Ish asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri, është liruar mbrëmë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci