Të fundit

​“Gjermania nuk e meritoi eliminimin”, Nagelsmann: Ishim padyshim ekipi më i mirë

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka folur pas eliminimit të kombëtares së tij në Euro 2024 nga Spanja.

Spanja e mposhti 2:1 sonte Gjermaninë për ta eliminuar në çerekfinale nikoqirin e Euro 2024.

Pas ndeshjes, Nagelsmann tha se Gjermania nuk e meritoi eliminimin, ndërsa edhe e uroi Spanjën për arritjen në gjysmëfinale.

“I urojmë Spanjës për arritjen në gjysmëfinale. Loja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe që nga minuta e 60-të e tutje, ishim padyshim ekipi më i mirë. Goli ynë ishte tejet i merituar, por që pranuam golin e fitores me shansin e fundit.

I thashë lojtarëve se nuk e meritojnë të largohen nga gara. Të gjithëve na mungojnë familjet tona, por asnjëri prej nesh nuk donte të largohej. Nga fillimi i këtyre gjashtë javëve të fundit ka pasur një atmosferë shumë të mirë në grup. Mund të thuash se dhamë gjithçka për të fituar këtë lojë

Çdo lojtar, qoftë ai startues apo në stol, dha gjithçka që kishte për të fituar ndeshjen. Është një e dhimbshme”, tha Nagelsmann.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci