Të fundit

Kush është Faton Hajrizi që u arratis nga Burgu i Smrekonicës – njëjtë kishte ikur nga Burgu i Pejës e Bondsteel-i

Nuk ka më shumë se dy muaj nga intervista e tij e fundit për mediet kosovare.

Bëhet fjalë për Faton Hajrizin, të dyshuarin për vrasjen e një ushtari rus, e që sot iku nga Burgu i Smrekonicës.

Paparaci raportoi ekskluzivisht për këtë rast, ndërsa sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, dy persona veçse janë suspenduar.

Policia e Kosovës në anën tjetër është njoftuar për arratisjen e Hajrizit.

Burgu i Pejës e Bondsteel-i

Në intervistën përkatëse për Betimin për Drejtësi, Hajrizi kishte folur gjerë e gjatë për të bëmat e tij rreth ikjeve nga burgjet, ndërsa kishte folur edhe për një të tillë nga Bonsteel-i.

Në anën tjetër, po në paraqitjen gjegjëse mediale, ai pat thënë se e kishte më lehtë të lirohej nga Bonsteeli se nga Mitrovica, pasi nga burgu i kësaj të fundit nuk ia ka dalë askush.

“Janë largu nga aty edhe njerëzit tjerë si Florim Ejupi. Për mua më lehtë ka qenë të arratisem nga Bondsteel-i sesa nga burgu i Mitrovicës. Në Burgun e Mitrovicës s’ka mundur të arratiset kurrkush”, theksonte Hajrizi, teksa shpaloste detaje nga njëra prej ikjeve të tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci