Të fundit

Rikthimi i mundshëm në politikë i Adem Grabovcit, PRONTO e raportet me Vehbi Kajtazin – ndiqeni në T7

Adem Grabovci, mbajtës i shumë posteve qeveritare në Kosovën e pasluftës, një ndër themeluesit e UÇK-së e poashtu një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës është i ftuari i radhës në emisionin Santé me Miranda Shala.

Gjatë gati një ore bisedë Grabovci fillimisht përballet me pyetje rreth aferës ‘PRONTO’ e më detajisht rreth raporteve të tij me gazetarin Vehbi Kajtazi, i cili edhe kishte nxjerrë në pah këtë aferë. Grabovci më tej jep qëndrimin e tij për situatën aktuale politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te Partia Demokratike e Kosovës.

Tutje Grabovci kujton e flet në detaje edhe për nismën e Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve “Verrat e Llukës” në vitet e 90-ta.

Në këtë episod, si gjithmonë nuk është anashkaluar as personalja, ku Grabovci pyetet rreth pasurisë së tij e edhe djemve të tij “problematik”.

Gjithashtu në fund të këtij episodi do të mësohet edhe nëse Grabovci ka për qëllim rikthimin ose jo, në mënyrë aktive në skenen politike të Kosovës.

Për detaje të tjera ndiqeni intervistën e realizuar, sonte nga ora 22:00 në Televizionin 7 dhe në kanalin e Paparacit në YouTube.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci