Të fundit

KPK nuk shpall konkurs, e cakton Njazi Rexhën ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 250-të të mbajtur të enjten ka caktuar Njazi Rexhën ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Deri tek marrja e këtij vendimi KPK erdhi pasi më 2 gusht 2024, kryeprokurori aktual Ismet Ujkani arrin moshën e pensionimit.

Gjithashtu, KPK ka marr vendim që prokurori Ujkani të propozohet tek presidentja për lirim nga detyra për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.

Kujtojmë se Ujkani ishte zgjedhur në pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë më 24 dhjetor 2020. Mandati i tij në këtë pozitë kishte filluar nga 1 janari 2021.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci