Të fundit

Fundi i vapës së madhe, këtë javë temperaturat maksimale bien deri në 26 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Ditën e martë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe i qetë. Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 28-32 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Të mërkurën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Ditën e enjte do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Të premten do të merr mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci