Të fundit

Pëson arrest kardiak në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një 73-vjeçar ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 73-vjeçari ishte banues në lagjen nr.13 në Durrës.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi M. D., 73 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci