Të fundit

Haradinaj kujton Adem Demaçin: Nuk njihte frikë e as zbrapsje, frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Adem Demaçin, në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Adem Demaçi ishte frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike.

“Adem Demaçi ishte i pamposhtur, shqiptar që nuk njihte frikë e as zbrapsje, frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike, edhe i brezit të trimave të UÇK-së që kurorëzuan përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre.

Mirënjohës përjetë, Baca Adem!”, ka thënë Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci