Të fundit

Tragjedi në Novi Pazar, vdesin 4 shqiptarë në një aksident trafiku

Katër të rijnë shqiptarë raportohet të kenë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar.

Nga ky aksident të lënduar mbetën edhe tre persona të tjerë, transmeton Paparaci.

Mediat raportojnë se për vdekjen e katër të rinjve autoriteteve të Novi Pazarit iu është dërguar telegram ngushëllimi nga Presheva.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa policia vijon hetimet, ndaj qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është i vështirësuar.

Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Tutje mediat raportojnë se Novi Pazari ka shpallur ditë zie ditën e sotme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci