Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka reaguar ndaj Zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ferati u shpreh krenar me ndërtimin e rrugës Istog – Bjeshka e Moknes.
”Jashtëzakonisht krenarë që përmes kësaj rruge po hapim shtigje të reja drejt zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në gjithë Kosovën”
Njëkohësisht Kryetari i Istogut i përcolli një mesazh edhe Hysen Durmishit.
“Ps: Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren!”
Reagimi i plotë:
“🚧👷🏼♂️Faza e II-të e projektit “Ndërtimi i rrugës, Istog – Bjeshka e Moknes”.
Jashtëzakonisht krenarë që përmes kësaj rruge po hapim shtigje të reja drejt zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në gjithë Kosovën.
Ps: Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren!
Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet!
Fondet janë të taksapaguesve ( jo te VV-së) dhe tek ta po kthehen si zhvillim e përparësi!
#Istogupërtëgjithë #infrastrukturë #zhvillimekonomik #turizëm
I juaji,
Iliri”
