Të fundit

Rama mbron Arkitektin e Kryeqytetit: Është paguar rreth 4 milionë euro, është në finalizim të 35 projekteve

Përparim Rama e ka mbrojtur Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, derisa e ka krahasuar vlerën e projekteve të tij me vlerën e Masterplanit të Kompleksit Adem Jashari në Prekaz.

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se nëse ka një projekt ku nuk duhet kursyer para, është ky kompleks, derisa ka theksuar shumën për këtë projekt e që është rreth 8 milionë euro, e që e ka quajtur vlerë reale për një detyrë të nivelit të tillë profesional.

Ai ka ngritur një paralele mes këtij projekti dhe shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Rama ka thënë se është shqetësuese “hipokrizia e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvenbdosje”, që ankohen se shuma prej 12 milionë euro për Arkitektin e Kryeqytetit për dhjetëra projekte.

“E vetmja gjë shqetësuese në gjithë këtë punë është hipokrizia e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në veçanti Dega në Prishtinë, të cilët ankohen pandal se shuma prej 12 milion Euro për Arkitektin e Kryeqytetit për dhjetëra projekte është shumë e lartë.

Vetëm deri tani, Arkitekti i Kryeqytetit ka përfunduar ose është në finalizim të rreth 35 projekteve, shumë prej tyre projekte të kompleksitetit të lartë arkitektonik, dhe për këtë është paguar rreth katër (4) million Euro. Një prej këtyre projekteve në finalizim është edhe Sheshi Adem Jashari në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci