Të shtënat me armë zjarri nëpër ahengje nuk kanë të ndalur.
Në këto ditë vere, kur zakonisht organizohen dasma dhe ahengje të ndryshme, janë shpeshtuar të shtënat me armë zjarri, me të cilat personat përkatës tentojnë t’i shprehin ndjenjat e gëzimit por pa u mërzitur fare për rrezikun të cilin e shkaktojnë për personat tjerë.
Jo radhë ka ndodhur që festimet dhe gëzimet të shndërrohen në tragjedi dhe hidhërime, pikërisht për shkak të përdorimit të armëve të zjarrin nëpër ahengje.
Kështu edhe në fshatrat në afërsi të Pejës tre persona kanë shtënë me armë zjarri, të cilët më pas edhe janë arrestuar.
Komunikata e plotë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 15.08.2024, është
njoftuar se nё fshatin Jabllanicё e Leshanit-Pejё, me datё 06.08.2024 rreth orёs 18:00, nё njё aheng dy persona kanё shtёnё me armё.
Gjithashtu me datё 15.08.2024, Policia ёshtё njoftuar se me datё 08.08.2024, nё fshatin
Nabergjan-Pejё, njё person ka shtёnё me armё zjarri nё njё aheng.
Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor Pejё, pas njё pune intensive, me datё 15.08.2024, ka
arritur tё identifikoj dhe arrestoj tre (3) personat e dyshuar nё kёto raste.
Pas arrestimit nga tё dyshuarit janё sekuestruar:
Njё (1) armё AK47
Dy (2) karikator i sё njëjtës armë
Njё (1) gёzhojё
Njё (1) armё Pistoletё me gas Browing cal:9mm
Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Njё (1) shurdhues i armёs
Tridhjetё e dy (32) fishek cal: 9mm
Njё (1) armё Pistoletё Canik 9mm
Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Katёr (4) fishekё 9 mm.
Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit janё liruar nё
procedurё tё rregullt.
