Të fundit

Krasniqi reagon për datën e zgjedhjeve, e cilëson datë të ikjes së qeverisë së papërgjegjshme të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për caktimin e 9 shkurtit si datë për zgjedhjet e reja parlamentare të Kosovës.

“Edhe pse si PDK kishim kërkuar që data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të jetë 26 janari i vitit rë ardhshëm, sot Presidentja e Kosovës ka dekretuar 9 shkurtin 2025 si datë kur qytetarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit”, ka shkruar ai.

Ka shkruar se 9 shkurti do të jetë data që do të shënojë ikjen e një qeverie të papërgjegjshme dhe ardhjen e qeverisë kredibile dhe të aftë, në krye me Bedri Hamzën.

“Për ne kjo shtyrje është e panevojshme, por tashmë kjo ka pak rëndësi. Mbi të gjitha, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën”, ka shkruar ai.

“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, ka shkruar ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci