Të fundit

Ramadani: “Nëse jo lidershipi, ne, qytetarët e Kosovës duhet t’i përgjigjemi apelit amerikan për siguri kombëtare”

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet t’i përgjigjemi apelit amerikan.

Pavarësisht qëndrimeve të lidershipit Ramadani tha se është e rëndësishme t’iu përgjigjemi thirrjeve amerikane për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke bashkëpunuar me aleatët!

Postimi i plotë:

Thirrjes amerikane për siguri kombëtare t’i përgjigjemi ne qytetarët, nëse jo lidershipi momental i shtetit!
Ambasadori Amerikan, sërish sot, bëri thirrje për angazhim të ngushtë dhe kontruktiv të Qeverisë sonë me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.
Kur këto kombinohen në një fjali (SHBA, NATO, BE), analiza e fakteve të shpejta patjetër se na shpie tek domosdoshmëria për angazhim të përbashkët për sigurinë kombëtare.
Pra, nuk po aludohet për ndonjë projekt kulturor, ambiental, as për Teatrin Kombëtar, as për Parkun Nacional të Sharrit.
Kjo nënkupton qartë dhe prerazi thirrje që Qeveria/Lidershipi i shtetit të ndihmojë sigurinë kombëtare të Kosovës, duke bashkëpunuar me aleatët!
Kjo lutje amerikane nuk mund dhe nuk has në vesh të shurdhër.
Ne, qytetarët e Kosovës duhet t’i përgjigjemi apelit amerikan për siguri kombëtare, nëse jo lidershipi i sotëm i shtetit!
Por, seriozisht, besoj që kjo do të ndodh pa ndonjë traumë!
Sepse, pas ndonjë traume eventuale do ta fajësojmë veten!
Ka dhjetëra raste në shtete të ndryshme nëpër botë kur thirrjeve të tilla amerikane i është përgjigjur populli i atyre shteteve, pavarësisht Qeverisë apo lidershipit momental!
Disa prej këtyre rasteve kanë rrjedhë pas traumave!
Disa kanë qenë të zgjuar në veprimet e veta dhe janë (ri)kthyer në rrugën euro-atlantike.
• “… Qeveria Amerikane shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”, paska thënë ndër të tjera ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci