Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, mbylli derën për çdo spekulim të Barcelonës për Rafael Leaon.
Ka pasur spekulime gjatë ditëve të fundit se Blaugrana mund të bëjë një qasje të bujshme për portugezin.
Ai ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij, por që besohet të jetë 175 milionë euro.
El Chiringuito TV foli me Furlanin në terrenin stërvitor të Milanello dhe mori një përgjigje mjaft kategorike kur pyeti a është e mundur që Leao të luajë për Barcelonën këtë sezon?
“Jo. Zero mundësi”. Pra, Rafael Leao do të mbetet në Milan këtë sezon? “Sigurisht, 100 për qind”.
Edhe nëse do të kërkonte të shitet? “Ai nuk do. A jeni të kënaqur? A kam qenë i qartë?”, ka thënë Furlani.
